E-mma është një organizatë franceze jo-fitimprurëse e themeluar në 2013 nga studentët e Epitech, e cila promovon diversitetin gjinor në fushat e teknologjisë, pothuajse ekskluzivisht të mbizotëruara nga meshkuj.
Prezente në 13 qytete franceze, E-mma gjithashtu ka një shtrirje ndërkombëtare përmes zyrave të saj në Spanjë (Barcelonë), Shqiperi (Tiranë) dhe Belgjikë (Bruksel).
Duke u bërë ura lidhëse midis fëmijëve dhe shkencave kompjuterike, ne sjellim më shumë diversitet në komunitetin e IT, një aspekt thelbesor i së ardhmes.
Përmes aktiviteteve të kodimit, ne u prezantojmë shkencat kompjuterike vajzave dhe djemve, në menyrë që ata të konsiderojnë hyrjen në këto fusha si zgjedhjen e karrierës së tyre profesionale.
Me qasjen tonë gjithëpërfshirëse, ne jemi të vendosur të rrisim numrin e femrave që punojnë në fushat e teknologjisë.